Baris Arduc është në kulmin e karrierës së tij. Aktori i njohur i serialit “Dashuri me Qira” është i kërkuar nga të gjithë. Madje, fansat e tij shpesh e teprojnë disi vetëm për një foto apo një autograf të Omerit.
Edhe më parë, ata janë nisur drejt shtëpisë së aktorit por kësaj here historia ka qenë vërtetë argëtuese. Sipas gecce.com, aktori kishte porositur për të ngrënë në një restorant.
“Po shkoj në shtëpinë e Baris Arduc” – ka thënë personi që do dërgonte porosinë. Megjithatë, ai nuk ka shkuar vetëm. Me ta dëgjuar, një grup vajzash e ka ndjekur motorristin derisa të gjithë kanë mbërritur në shtëpinë e aktorit. Vajzat kanë trokitur në shtëpinë e Baris i cili ka dalë jashtë për të bërë fotografi me to.
Edhe pse çdo gjë ka shkuar mirë, Arduc i ka kërkuar sigurisë për të qenë më të kujdesshëm. Muaj më parë, aktori dhe e dashura e tij Gupse Ozay ndërruan vendbanim pasi ishin të rrethuar nga fansat që i vinin në shtëpi.