Elcin Sangu do të bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Simbol i kësaj fushate është topi rozë i basketbollit i cili këtë vit do të mbahet nga Elcin Sangu. Të tjera personazhe publike të viteve të mëparshme kanë qenë Beren Saat, Berguzar Korel dhe Sinem Kobal.
Në ndeshjen e basketbollit të këtij viti, e cila do të zhvillohet më 12 tetor, do të jetë flokëkuqja e “Dashuri me Qira” përfaquësuese e kësaj kauze të madhe.
“Jam shumë e lumtur që unë do të jap kontributin tim në këtë kauzë. Është e rëndësishme të theksohet se sa më parë të njihet ky problem, aq më shumë jetë do të shpëtohen. Shpresoj shumë të rris sado pak ndërgjegjësimin e çdokujt mbi shëndetin e gruas.” – është shprehur Elcin.
Aktorja e suksesshme ka shtuar gjithashtu: “Është e rëndësishme kontrolli i rregullt për të parandaluar kancerin e gjirit. Ajo është një sëmundje e cila mund të mposhtet. Çdo grua duhet t’i kushtojë rëndësi dhe të kryejë kontrolle të herëpashershme”