Aktorja e njohur e “Dashuri me qira”, Elcin Sangu pritet të nisë një projekt të ri në rolin e një vampireje. Një personazh i pazakontë, por që me siguri Elcin do të dijë ta sjellë shumë bukur në ekran. Edhe pse ky është një lajm i konfirmuar, aktorja flokëkuqe nuk kishte folur aspak në lidhje me këtë projekt.
Në përgjithësi, Elcin ka një “rregull të pashkruar” sipas të cilit nuk poston në rrjetet sociale foto nga filmat apo serialet ku merr pjesë, pa nisur ende xhirimet. Këtë herë, vetë aktorja e ka thyer këtë rregull. Nëpërmjet një postimi të saj në Twitter, ajo ka njoftuar për projektin e ri nëpërmjet një foto ku ka shkruar “Ja kam munguar në ekranin apo jo”. Në serialin e ri nga Blutv, Elcin do të vijë në rolin e Mias dhe do të interpretojë së bashku me Birkan Sokullu dhe Kerem Bursin.