Do të mendoni se aktorët janë vetëm kolegë dhe në mbarim të xhirimeve nuk takohen më, por nuk ndodh me të gjithë kështu. Elcin Sangu dhe Serenay Sarikaya na kanë treguar se janë vërtet dy mikesha shumë të mira. Ato madje janë duke shijuar disa ditë pushimi së bashku.
Në një foto të postuar në profilin e aktores së “Dashuri me Qira” do të shihni një fotografi të Serenay-t të realizuar nga Elcin.
“Perëndimi i preferuar” – shkruan ajo. Edhe Sarikaya ka ndarë një foto në profilin e saj në instagram nga i njëjti vend.
Tashmë, Elcin Sangu e ndiqni nga e hëna në të premte në orën 14:30 në Jolly HD.