Aktorët e serialit të njohur “Dashuri me Qira” janë kthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit por tashmë si Ada dhe Mert. Këto janë dy rolet që po interpretohen nga Elcin Sangu dhe Baris Arduc në filmin e tyre më të fundit. Aktualisht dy aktorët janë ende me xhirime dhe duket se në të njëjtën kohë po argëtohen duke punuar së bashku.
“Jemi shumë të lumtur” – është shprehur aktorja flokëkuqe e njohur si Defne. Edhe fansat e dyshes së njohur janë shumë të lumtur që do të shohin përsëri Baris dhe Elcin në ekran.