Defne e “Dashuri me Qira” përfundon në gjyq – Ja se për çfarë akuzohet!

Dashuri me qira

fiajfriwa

Elcin Sangu, aktorja e njohur nga seriali “Dashuri me Qira” ka përfunduar në sallën e gjyqit. Në fakt, ka qenë ajo që ka hapur një çështje kundër manaxheres të saj Basay Okay duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh. Basay është akuzuar nga Elcin për prishje kontrate pa arsye.

10393941 954610701249975 825601101471831141 n

Basay Okay

Në sallën e gjyqit janë parë gjithashtu miqtë e ngushtë të Elcin, aktorët Türkü Turan dhe Kerem Fırtına, si dhe i dashuri i saj Yunus Özdiken. Sipas Hurriyet, ata jo vetëm kanë qenë aty në mbështetje të aktores por gjithashtu kanë dëshmuar në gjyq.

kerem firtina 1

Kerem Fırtına

Sipas biznesmenit dhe njëkohësisht të dashurit të aktores, Okay nuk e ka lexuar aspak kontratën dhe nuk i është përmbajtur asaj. Kështu që, tani ajo duhet të përballet me akuzat.