Dashuri me Qira, premierë sot në Tring!

Dashuri me qira

800x8006

Starton sot seriali më i ndjekur jo vetëm në Turqi por dhe në mbarë Europën ‘Dashuri me Qira”, një prodhim turk i cili vjen ekskluzivisht në ekranin e Tring ka rrëmbyer zemrë e të gjithëve pa nisur ende transmetimi. Fansat presin me padurim Defnen bukuroshe dhe Omerin simpatik, një histori dashurie që fillon si lojë, por më pas kthehet në realitet.

Defne Topal, e cila e gjeti veten në mes të një loje të rrezikshme në kërkim të parave për të larë borxhin e vëllait të saj. Ajo është një kameriere, e cila kujdeset për gjyshen, motrën dhe vëllanë e saj më të madh. Prindërit e kanë braktisur që në fëmijëri.  Një ditë, në restorantin ku ajo punon vjen një djalë, i cili e puth krejt papritur si për t’u justifikuar para tetos së tij, Nerimanit, e cila i ka gjetur një vajzë për ta fejuar. Jeta e Defnes do të ndryshojë menjëherë pas kësaj puthjeje. Nerimani i bën një ofertë për t’u martuar me burrin që ajo ka marrë me qira për të. Për të shpëtuar të vëllanë nga borxhet, ajo e pranon këtë ofertë. Ka vetëm gjashtë muaj kohë për t’u martuar me të dhe për ta lënë. Kur Defne bëhet pjesë e jetës së Omerit, gjithçka do të ndryshojë përgjithmonë.

A do të arrijë Defne të përmbushë misionin për të cilin është paguar? Do të kuptojë Omer lojën dhe ti falë asaj sekretin? A do të shndërrohet dashuria me qira në dashuri të vërtetë?

Ndiqeni, sot premiere ne oren 20:00 ne ekranin e Jolly HD, dhe oren 21:00 ne 3 Plus! Ritransmetimi: Cdo dite ora 17:20 dhe 23:30 ne kanalin 3 Plus.