Baris Arduc njihet si Omer nga seriali i mirënjohur për publikun shqiptar “Dashuri me Qira”. Prej disa kohësh, aktori i famshëm është në një lidhje dashurie me një tjetër aktore turke, Gupse Ozay. Çifti u njoh në xhirimet e filmit “Daliha” ku Gupse kishte rolin kryesor.
Para disa javësh, u dha lajmi se këtë verë Baris dhe Gupse do të martohen. Sipas gazetave, ceremonia do të bëhet pas Ditës së Ramazanit.
Gjithashtu, çifti është pyetur për detaje të tjera të dasmës por ata kanë preferuar të mos japin asnjë detaj për momentin.