Për të gjithë njihet si Korai në “Dashuri me Qira”, një nga personazhet më komikë në serial, por në të vërtetë, aktori që performon këtë rol quhet Onur Büyüktopçu. Ai ka lindur në 24 Prill të vitit 1982 në Stamboll dhe përveçse aktor, është gjithashtu regjisor dhe menaxher.
Onur Büyüktopçu, aktualisht 35 vjeç, u shkollua në Angli në Akademinë e Kreativitetit dhe Filmit në Londër. Ai e nisi karrierën e tij më një serial të quajtur High School Notebook, ku luante rolin e Yusuf. Tashmë, ai numëron një sërë rolesh që nga viti 2007, por roli më i dashur në sytë e publikut mbetet ai i “Dashuri me Qira”.
Edhe pse shpesh ngatërrestar, Korai mbetet një personazh mjaft gazmor që kthen shumë situata të serialit në komike. Atë e ndiqni nga e hëna në të premte në ekranin e Tring në 21:00 në 3Plus.