Ç’po ndodh mes Baris Arduc dhe Gupse Ozaj?

Dashuri me qira

asasasas11

U përfol para disa kohësh për një martesë të mundshme midis aktorit të mirënjohur turk Baris Arduc dhe aktores Gupse Ozaj, por ishte vet Baris ai që i përgënjeshtroi këto zëra. Por ç’po ndodh tani me ta?

Në mediat turke shkruhet se Barush Arduc ka takuar familjen e Gupses në Izmir. Marrëdhënia e tyre po shkon hap pas hapi drejt martesës. Aktori i mirënjohur i “Dashuri me Qira” është takuar edhe më parë me familjen e Gupses por këtë herë ai ishte i ftuar në Izmir. Baris, përveç prindërve të Gupses ka takuar dajën dhe kushurinjtë e tjerë. Ata e priten shumë mirë dhëndrin e ardhshëm.

Ndoshta më shpejt nga ç’mund ta mendojmë çifti do të na surprizojë me një ceremoni martesore.