Aktori Baris Arduç i njohur nga seriali “Dashuri me qira” kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me “StarTV” kundrejt një shume të lartë parash.
Është folur se ai do të përfitojë 80 mijë lira në fillimet e një seriali të ri. Në 7 muaj, Baris Arduçi ka refuzuar 5 skenarë të shkruar për të.
Kompania e prodhimit bashkë me kanalin në të cilin do të transmetohet kanë mbledhur një grup prej tri skenaristësh në mënyrë që t’i bëjnë Barisit një histori të cilën s’mund ta refuzojë.