Aktori i njohur i “Dashuri me Qira”, Baris Arduc bëri për vete publikun e gjerë me rolin e tij si Omer ku interpretonte në krah të Elcin Sangu. Nga viti 2015 deri në 2017, dy aktorët ishin në çdo moment bashkë teksa xhironin një prej komedive romantike më të pëlqyera. Aq shumë i pëlqeu publiku çiftin Omer Defne, sa nisën të qarkullonin zëra se dy aktorët shkonin shumë dhe duket të ishin bashkë edhe në jetën reale. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Baris dhe Elcin vazhdojnë të lumtur me partnerët e tyre.
Tashmë, Arduc po përgatitet për një tjetër komedi romantike e për pasojë është në kërkim të ‘dashurisë’ së tij të re. Cila do të jetë aktorja që do të interpretojë në krah të tij? Aktori ka qenë pjesë e audicioneve për të zgjedhur partneren e tij. Rreth 20 aktore janë testuar për këtë rol por ende nuk është vendosur asgjë. Sipas gecce.com, edhe e dashura e Baris në jetën reale, aktorja Gupse Ozay po e ndihmon atë për të zgjedhur partneren e re.