Një nga sukseset më të mëdha për aktoren turke Gupse Ozay ishte komedia “Deliha”. Në këtë film, Ozay ishte skenariste por edhe aktore kryesore. Edhe pse fillimisht, u shfaq në vitin 2014, “Deliha” shihet gjithnjë e më shumë nga mijëra teleshikues.
Sipas Gecce.com, Ozay ka menduar për të vënë në jetë “Deliha 2”. Me shumë humor dhe argëtim për publikun, ky film pritet të jetë po aq i suksesshëm sa i pari.
Ndoshta kështu do të shohim edhe çiftin Gupse Ozay dhe Baris Arduc të interpretojnë përsëri në krah të njëri-tjetrit, ashtu si në “Deliha 1”.