Barış Arduç martohet ?!

Dashuri me qira

1248327 620x410

Barësh Arduç dhe Gupse Ozaj, që u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Deliha” kanë filluar të përjetojnë një histori dashurie.
Pasi u lidhën, qarkulloi thashethemi se do të ndaheshin shpejt, por djaloshi çapkën, Barësh Arduc i hodhi poshtë të gjitha këto baste. Madje çifti ua mbylli gojën të gjithëve kur ajo mori pjesë në dasmën e vëllait të Barëshit dhe me këtë shpalli për të gjithë, si për miqtë ashtu edhe për armiqtë, hyrjen e Gupses në shtëpinë e prindërve të tij.
Kur Gupsen e pyetën gjatë një interviste (Magazine D) se si e kishin pritur njerëzit e shtëpisë, ajo iu përgjigj shumë mirë, por shtoi edhe që ata njiheshin edhe më përpara dasmës me të.
Ndërsa kur u pyet në lidhje me mundësinë e një martese të mundshme, me përgjigjen që dha i hodhi poshtë të gjitha pritshmëritë duke thënë se për momentin nuk e kishte aspak për qëllim.
Edhe pse tani nuk ka asnjë hap në dukje drejt martesës, historia e çiftit vazhdon të ecë përpara pa probleme.
Ata janë fotografuar kohët e fundit edhe duke pirë kafe së bashku dhe Barësh Arduç në mënyrë që të mos ia prishte qejfin adhuruesve të tij që i kërkonin të bënte fotografi me ta, nuk shfaqi as edhe shqetësimin më të vogël. Më pas në një intervistë të shkurtër, u shpreh: “I falënderoj. Na bëjnë të lumtur. Është gjë e bukur që ata janë. Mirë që janë.”
Por sipas një interviste që ka dhënë Gupse Ozaj, ajo ka thënë se adhuruesit që vinin rrotull të dashurit të saj e shqetësonin: “Ku del nga shtëpia, duhet të mbulosh fytyrën me duar.”
Dhe komenti i tyre për këtë intervistë të sajën ishte:
Gupse: “Unë si komediane që jam, kam bërë shaka.”
Barëshi: “Kur ajo flet, ndonjëherë nuk kuptohet që e ka me shaka, por për mendimin tim ajo e ka thënë me shaka, dhe mirë ka bërë që ka thënë kështu.”
Po kur është fjala për adhuruesit e Gupses, ka ndodhur që adhuruesit të kërcënojnë Barëshin. Në këtë rast Barëshi shprehet: “Po, më kanë ardhur kërcënime. Dashuria i ka edhe këto. Kur dashuria është e madhe, sigurisht që bëhet edhe shumë e rrezikshme.”

Në përfundim të intervistës Barësh Arduç na kërkoi leje të largoheshin sepse kishin një takim te veterineri për qenin dhe se duhej të nxitonin pasi duhet t’i bënin qenit një kontroll.
Por kamerat tona i kapën sërish në mbrëmje në një lokal tjetër. Dhe kur Barësh Arduçi u pyet se çfarë mendonte në lidhje me filmin e të dashurës së tij, edhe nëse nuk mund t’ia kishte fare idenë, ai u përgjigj se kishte besim në suksesin që do të kishte filmi ku kishte luajtur e dashura e tij. Ndërsa ajo u përgjigj që nuk e dinte. Rezultati është ende për t’u parë, u shpreh ajo.
Barësh Arduç nuk harroi as të shprehte gëzimin e tij për ndryshimin e modelit të flokëve të saj duke thënë: “Mua më pëlqen me çdo ndryshim që bën.”
Vetëm se jemi të shqetësuar përse çifti nuk e bën publike këtë histori të lumtur nëpër rrjetet sociale, sepse në profilet e që të dyve nuk qoftë edhe një foto të vetme ku të kenë dalë bashkë. Kësaj pyetje Barëshi iu përgjigj: “Rrjetet sociale i përdorim vetëm për punë. Nuk i ngatërrojmë me gjëra të tjera.”
Pyetje se nëse adhuruesit do të mund t’i shikonin përsëri të luanin së bashku në një film të ri, Barëshi iu përgjigj: “Për momentin nuk mendojmë të bëjmë ndonjë plan bashkëpunimi në lidhje me punën, por sigurisht që jetës nuk i dihet se çfarë mund të sjellë. Se mos na thoni pastaj që folëm me të, por na paska gënjyer.”
Kur gazetarët komentuan se: “Puna ishte ajo që i kishte sjellë edhe dashurinë”, ai iu përgjigj: “Sigurisht. Sa mirë bëri që ma solli.”
Pas kësaj interviste ne u takuam përsëri me çiftin në koncertin e Esraj Yner-it. Gupse kishte dalë më përpara te dera dhe kështu që ne e pritëm Barëshin të dilte duke biseduar me të.
Përfituam nga rasti dhe i kërkuam një koment për videot komike që ajo ka shpërndarë gjatë setit të filmit. Ajo u shpreh se i pëlqente shumë të bënte shaka, dhe se filmi i kishte dhënë shumë energji pozitive.
Meqë ra fjala, Gupse ka rënë shumë nga pesha pas filmit. Cila ka qenë formula që ka përdorur ajo për këtë rezultat? Ajo u përgjigj se e ka arritur nëpërmjet vënies së një qëllimi. Kur më duhet të shëndoshem, unë i vë qëllim vetes dhe shëndoshem. Kur mv duhet të dobësohem, unë i vë përsëri qëllim vetes dhe dobësohem.
Në një postet që ka shpërndarë Gupse në rrejtet sociale , ajo thotë: “Sot në setin e filmit kam përjetuar një nga momentet më emocionuese të jetës, por nuk do t’ju them gjë. Është surprizë!”

Dhe ne e pyetëm nëse ky emocion kishte të bënte me ndonjë propozim për martesë. Ja si u përgjigj ajo: “Ai post u keqkuptua shumë. Atë e shkruajta për një nga personazhet që luante në film. Ai luante një rol shumë ekstrovert, dhe unë u përpoqa ta kupoja se çfarë tipi ishte, por doli që ishte një person krejt i ndryshëm nga ç’kisha menduar unë.”
Ndërkohë Barësh Arduç doli nga koncerti, dhe Gupse para se t’ia linte mikrofonin të dashurit të saj, nënvizoi edhe një herë faktin që ata nuk kishin marrë asnjë vendim në lidhje me një martesë të mundshme.