E kujtoni të gjithë Jaseminin e serialit “Dashuri me Qira”! Sinem Ozturk është një aktore shumë e zonja dhe shumë simpatike, që tani po provon rolin e skenaristes. Ajo po përgatit një film mbi një avokate turke me emrin Sibel Onder, e njohur në Turqi sepse ka zgjidhur një çeshtje pas 7 vitesh, vrasjen e një vajze 16 vjeçare. Producent i filmit do të jetë Mustafa Uslu, bashkëshorti i saj. Sinem është shumë entuziaste, e mbi të gjitha me shumë besim se po e bën punën e saj siç duhet. Ajo ka zgjedhur edhe aktorët që do të interpretojnë në film, pa i treguar producentit Mustafa as edhe një emër. Megjithatë ky i fundit edhe pse nuk ka informacione është i qete dhe beson në zgjedhjet e bashkëshortes se tij. “Sapo të jetë gati e gjithë skuadra, do të nisim xhirimet” ka thënë Mustafa Uslu.