Almula Merter, vajza e aktorit të serialit “Dashuri me qira”, Ferdi Merter, ka folur së fundmi rreth dhimbjes së madhe të familjes së saj. Ferdi Merter ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, përpara disa muajsh, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Asokohe, kasta e aktorëve të serialit që punoin me të, u shprehën se ishin të shokuar nga humbja e tij dhe se vazhdojnë e kujtojnë përherë kolegun e tyre me mall. Mirëpo, vajza e tij ka zbuluar sesa të vërteta janë këto deklarata të aktorëve. Ajo ka thënë se producentët e serialit, nuk i kanë bërë kurrë qoftë një telefonatë asaj, jo vetëm për ta ngushëlluar, por as për të folur rreth asaj çka i detyroheshin nga puna e babait të saj.
Pages: 1 2