Baris Arduç, aktori të cilin e njihni nga seriali “Dashuri me qira”, është duke korrur shumë sukses jo vetëm me projektet filmike, por edhe me reklamat për kompani të ndryshme. Së fundmi, ai ka fituar plot 3 milion dollarë, nga vetëm një reklamë. Baris ka qenë për një periudhë të gjatë imazhi i një kompanie makinash.
Ka qenë pikërisht reklama për këtë kompani, ajo e cila i ka siguruar këto të ardhura marramendëse aktorit. Sipas burimeve të mediave turke, aktori po mendon që të investojë në pasuri të patundshme me fitimet e marra nga reklama. Gjithashtu, ofertat për të qenë imazh i kompanive të ndryshme, sa vijnë dhe shtohen.