Sinem Ozturk është hasur me një situatë aspak të këndshme. Disa hacker-a i kanë vjedhur asaj açount-in e Instagramit. Aktorja është shprehur tepër e revoltuar për këtë fakt dhe me të drejtë sigurisht. “Më erdhi një email, në momentin që e kam hapur më është zhdukur direkt Instagrami.
Kisha një profil tepër të ndjekur, tek i cilip papritur nuk kisha më akses. Personat që e bënë këtë gjë, janë munduar të fitojnë të ardhura nëpërmjet shitjes së profilit tim në persona të tjerë të interesuar apo qoftë edhe për të ma kthyer mua kundrejt një pagese. Do të ankohem aty ku duhet për këtë gjë dhe do të ndjek të gjitha procedurat e nevojshme,” është shprehur Sinem.