Sezonit të dytë të serialit “Dashuri me Qira” ju bashkuan disa personazhe të rinj, ndër të tjera edhe vajza me emrin Ajshegyl. Ajo është një vajzë e thjeshtë dhe e shkujdesur në pamjen e saj por në jetën e përditshme është krejtësisht ndryshe.
Gizem Denizci lindi në vitin 1988 në Turqi. Edhe pse përfundoi studimet për ekonomi, pasioni i saj ishte aktrimi. Gizem mori pjesë në shumë seriale dhe filma ku ndër më të pëlqyerat ishte roli i saj në “Dashuri me Qira”. Ajo gjithashtu është një këngëtare e talentuar dhe ka qenë pjesë e bandës muzikore “GNG”.
Shihni në këtë fotogaleri se sa ndryshe duket Gizem në krahasim me personazhin që ajo interpreton në serial.