A e dini pse Elcin Sangu do të dizenjojë veshje te brendshme për meshkuj?

Dashuri me qira

trtgrrgrgrrggr

Gjate intervistës me Elcin Sangu kur gazetari e pyeti atë se çfarë do te dizenjonte po te ishte dizenjatore, ajo dha një përgjigje shume te çuditshme.

Ajo do te dizenjonte më shume veshje për meshkuj dhe në veçanti veshje te brendshme për meshkuj. Gjithashtu do te disenjonte edhe rripa për meshkuj, sepse ka vënë re se meshkujt kanë probleme për gjetjen e një rripi të mirë.

Gazetari: I ndiqni trendet e fundit te modës?

Elcin Sangu: Nuk i ndjek, por kam dizenjuesit e mi te preferuar të cilët i ndjek vazhdimisht dhe kur shikoj diçka qe me pëlqen te dizenjuar nga ata them me vete: “Ah, kjo qenka e bukur. Mund ta vesh edhe unë”. Por nuk mund te them se ndjek ndonjë trend te veçante.

Gazetari: Beni vazhdimisht pazar?

Elcin Sangu: Kur shikoj diçka, nuk e marr menjëherë. Zakonisht duhet te mendohem dhe te bredh shumë për te gjetur atë qe kërkoj. Nuk marr vesh shume nga blerjet. Kërkoj ndihmën e miqve qe marrin me shume vesh për të marrë më të mirën.

Një pyetje tjetër ishte edhe nëse aktorja i kushton shume kohe sportit, dhe përgjigja e saj ishte:

“Pasi dal nga seti, edhe sikur ora te jete 11 e natës, bej sport dhe 3 herë në javë bëj edhe pilates.

Çfare ndien kur e shikon veten ne ekran?
–Unë nuk e shikoj veten. Nuk dua ta shikoj veten. Unë nuk jam vetja. Rolet e mi i shoh si të isha një njeri i huaj, sepse dua të zhvillohem më shumë si aktore.

Si i vlerësoni komentet e adhurueseve tuaj?
–Kam adhurues shume te mire, por duke qene se ne Instagramin tim komentet janë të bllokuara, nuk i shikoj më komentet e tyre. Përdor vetëm “Tweeter”-in tani. Nuk dua që gjërat që shkruaj të komentohen nga të tjerët dhe për këtë arsye i kam bllokuar komentet. Tweeter-i është një portal i hapur dhe aty kush do te shkruaje, shkruan dhe gjithçka qe shkruhet shihet nga te gjithë.

Elcin Sangu ketë verë pret të martohet me partnerin, me të cilin ka një lidhje pesë vjeçare.