Një ndër pyetjet e shtruara për fansat nga kuicet e Tring ishte se “Cili do të jetë fundi i Zejnepes?”. Nëse doni të jepni edhe ju mendimin tuaj, klikoni këtu.
Nga përgjigjet e mbledhura deri tani, pjesa më e madhe parashikon se ajo do të vritet duke u kthyer kështu në një nga personazhet që do të ndrrojë jetë brenda serialit. Fansat shprehen se duke u nisur nga veprimet që ajo ka bërë, fundi i saj nuk meriton të jetë ndryshe. Ajo ka vepruar shumë keq ndaj do të paguajë për këtë. Çdo pasojë e asaj që ka kryer do të bie mbi të.
Megjithatë, ka edhe nga ata ndjekës që i japin një fund të lumtur Zejnepes. Kështu, pjesa tjetër shprehet se ajo e meriton dashurinë e Emirit dhe në fund do të martohet me të. Të dy do të mund të jetojnë të lumtur së bashku dhe pse jo, të pendohen për çdo gjë që kanë bërë kundër dashurisë së Nihanit dhe Kemalit.
Por cili është në të vërtetë fundi i Zejnepes?
Askush nuk e di! Seriali “Dashuri e pafund” ende vazhdon xhirimet në Turqi. Paralelisht me xhirimet, ju do të mund të ndiqni transmetimin e serialit çdo të premte në orën 21:00 në kanalin 3Plus, ekskluzivisht në Tring.
Tring organizon për të gjithë ndjekësit e rregullt të programacionit një sërë kuicesh dhe pyëtësorësh. Nëse doni edhe ju të merrni pjesë, klikoni këtu!