Modelja iraniane Mahlagha Jaberi, i është rikthyer situatës së pakëndshme që është krijuar me aktorin e njohur turk Burak Ozcivit. Përpara pak kohësh, ajo i pati lënë një koment në Instagram aktorit, gjë e cila e revoltoi tejmase partneren e tij.Fahriye Evcen e detyroi atë ta hiqte modelen nga lista e miqve, e madje tashmë ta bëjë edhe block. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga vetë modelja, e cila ka rithënë se komenti i saj ishte thjesht një shprehje simpatie për të si aktor, pa patur asnjë qëllim në vetvete.
Duke iu rikthyer sërish kësaj teme, Mahlagha ka thënë se është ndjerë shumë e ofenduar nga aktori dhe madje është lënduar prej veprimit të tij. Sipas saj, një person publik nuk duhet të reagojë në këtë mënyrë ndaj fansave të tij.Ndoshta bëra gabim që i komentova, por unë thjesht komplimentova punën e tij, thotë modelja. Ndërkaq, kujtojmë se e njejta situatë është krijuar më herët me një tjetër modele nga Rusia. Pra, nëse jeni modele, thjesht nuk duhet t’i komentoni kurrë Burak mesa duket.