U shkrua se ishin në prag divorci, Neslihan dhe Kadir ju mbyllin gojën të gjithëve me këtë video

Dashuri e pafund

kadirbeslin

Ka disa ditë që portalet në Turqi po diskutojnë vetëm marrëdhënien mes Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu. Çifti, i cili u martua në Qershor të 2016 kishte kohë që nuk postonte si më parë foto me njëri-tjetrin. Gjithashtu, ata patën një debat mes tyre i cili bëri që mediet të shkruanin për një divorc të mundshëm mes dy aktorëve.

Ishte Neslihan ajo e cila ndau këtë video në instastoryn e saj për t’i dëshmuar të gjithëve të kundërtën. Dy aktorët janë shumë të lumtur së bashku dhe çdo gjë shkon më së miri.