Aktorja turke që njihet për rolin e saj si Nihan nga seriali “Dashuri e Pafund”, Neslihan Atagul dhe bashkëshorti i saj Kadir Dogulu kanë folur për një revistë turke. Dritare.net informon se lidhja e çiftit ka zgjatur dy vjet dhe më pas e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2016. Javët e kaluara është përfolur shumë se midis çiftit ka hyrë zënka por martesa e tyre shkon në një mënyrë shumë të përkryer.
Pas lajmeve se ata kanë mosmarrëveshje çifti ka filluar të postojë foto në llogaritë e tyre të Instagramit me njëri tjetrin. Ata në një intervistë që kanë dhënë në një revistë turke e kanë treguar dashurinë me tre fjalë. Aktorja e njohur ka thënë për bashkëshortin e saj “Mashkullor, i ndërgjegjshëm dhe dashuri”. Ndërsa bashkëshorti i saj është shprehur për të “E thellë, femër dhe e ardhme”.