I ndoqëm në ekran për muaj me radhë por ky fakt i rëndësishëm na paska shpëtuar. Bëhet fjalë për aktorin e njohur si Emir në “Dashuri e pafund”. Nëse do të kërkoni në Wikipedia për të do të zbuloni se Kaan Urgancioglu ka lindur më 8 maj 1981 në Izmir dhe rrjedh nga një familje turko-shqiptare. Babai i tij është turk ndërsa nëna nga Shqipëria.
Megjithatë, siç mund ta dini, Kaan nuk është i vetmi aktor me origjinë shqiptare në këtë serial. Gizem Karanca e njohur si komisarja e serialit është gjithashtu me origjinë shqiptare. Madje, ajo ka ndarë në Instagram një video me gjyshen e saj duke folur shqip.
Të tjerë aktorë turq me origjinë shqiptare janë Kivanc Tatlitug, Baris Arduc etj. Kliko këtu për të parë listën e plotë!