Seriali “Dashuri e pafund” është një sukses i padiskutueshëm në Turqi. Jo vetëm kaq, por ai ka thyer rekorde shikueshmerie në çdo vend ku është shfaqur.
Tashmë, historia e Kemal dhe Nihan ka mbërritur deri në Kili ku pritet të transmetohet shumë shpejt. Sipas statistikave në Turqi, “Dashuri e pafund” është seriali më i ndjekur i të gjithë kinematografisë turke. Gjithashtu, numri i tij i episodeve ka bërë që ky serial të jetë më i gjatë se të gjithë serialet e tjera turke.
Pas Meksikës, Argjentinës, Perusë, Kolumbisë, Shqipërisë etj, me transmetimin e tij edhe në Kili, “Dashuri e pafund” është shfaqur në plot 15 shtete të ndryshme të botës.