Të gjitha portalet në Turqi shkruanin ditën e djeshme për marrëdhënien mes Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu. Thuhej se çifti kishte patur një zënkë e cila nuk ishte kaluar lehtësisht nga aktorja. Lexo këtu më shumë.
Por si është e vërteta pas këtyre lajmeve?
Neslihan Atagul ka reaguar menjëherë në instagram ku ka ndarë një video duke ushqyer disa pulëbardha. Ajo ka bërë tag bashkëshortin e saj si dhe ka vendosur një emoji zemër për të treguar se gjithçka shkon mirë. Mediet shkruanin se Kadir kthehej thuajse në orët e para të mëngjesit në shtëpi dhe ky fakt kishte acaruar marrëdhënien mes çiftit. Nëse Kadir kthehet vonë apo herët këtë nuk e dimë, megjithatë rëndësi ka që dy aktorët e “Mes dy dashurive” janë të lumtur së bashku.