Ka vetëm pak ditë që lajmi për dy aktorët të përfshirë në një rrjet trafiku lëndësh narkotike, ka pushtuar mediat. Gizem Karaca dhe Çagatay Ulusoy, u arrestuan gjatë një operacioni të organizuar të policisë, e cila e vëzhgonte prej kohësh rrjetin e trafikantëve në të cilin ata ishin përfshirë. Akuzat u thelluan akoma më tepër pasi policia bëri kontroll në shtëpitë e tyre dhe gjeti substanca të ndryshme narkotike. Dy aktorët janë dënuar me 4 vite e dy muaj burg. Ditën e sotme, aktorja ka apeluar vendimin e gjykatës.
“Klientja ime është shumë e mërzitur nga incidenti. Ajo pranon se ka përdorur lëndë narkotike me aktorin turk, në kohën kur ishin më tepër se miq, por në mënyrë kategorike refuzon se ka marrë pjesë në trafikim lëndësh narkotike. Prej pak kohësh ajo kishte kurorëzuar lidhjen e saj me biznesmenin turk Kemal Akmekci dhe janë shumë të lumtur. Nuk kishte asnjë arsye përse të përfshihej në këtë gjë,” ka thënë avokati i saj.