Mbrëmjen e djeshme çifti ka qenë në dasmën e motrës së Kadir. Gazetarët pritën deri në fund jashtë vendit ku organizohej ceremonia vetëm për t’i bërë disa pyetje aktores. Ndër të tjera, ata nuk nguruan ta pyesnin për tatuazhin e realizuar.
“Nuk ishte shumë e dhimbshme. Askush nuk më detyroi ta bëja. Ishte diçka që unë e doja. Asnjëherë nuk pendohem për gjërat që tregojnë dashurinë që unë ndjej dhe nuk kam aspak frikë t’i tregoj ndjenjat e mia” – ka qënë përgjigja që aktorja i dha gazetarëve.