Burak Ozcevit bashkë me të dashurën e tij, Fahrije Hejexhan janë parë javën e kaluar duke dalë nga një sallon bukurie dhe është pyetur rreth koleges së tij, Neslihanit, në ‘Dashuri e Pafund’.
Përgjigjja e tij ka qenë e prerë: “Mos më pyesni për Neslihanin!”
Ai ka qenë me pushime me të dashurën e tij Fahrije në Romë dhe më pas kanë shkuar në Gjermani. Në planet e radhës së çiftit është martesa.
Buraku dhe Fahrija nuk morën pjesë në dasmën e Neslihanit. Aktori simpatik ka kërkuar të mos pyetet se përse nuk ka marrë pjesë në dasmë, sepse nuk deshiron të flase për këtë gjë. Burak Ozcevit ka pasur një zënkë me shokun e tij dhe bashkeshortin e Neslihan, Kadir Dogulu. Ai i ka thënë shokut të tij që s’ka pasur asgjë mes tij dhe koleges në ‘Dashuri e Pafund’. Ai nderkohe i ka thene që një mashkull i dashuruar është shumë i rrezikshëm.
Të dyja çiftet janë revoltuar ndaj gazetarëve duke u shprehur se do të mbajnë përgjegjësi për këto gënjeshtra apo sajesa.
-Duhet të pyesni personalisht dhe të mësoni të vërtetën.
-Kadiri mund të jetë bërë xheloz.
-Është normale të bëhesh xheloz sepse ata luajnë rolin e të dashuruarve dhe puthen me njëri-tjetrin dhe roli bëhet sa më real, nuk ka pse të debatojë. Nuk bëhet kështu.
-Ka ardhur një mesazh ku shkruhet: Unë mendoj se Buraku me Neslihanin duhen në të vërtetë dhe prandaj ai nuk ka marrë pjesë në dasmën e saj.
-Ju e keni besuar këtë? Ju besoni se Buraku dhe Neslihani kanë ndjenja për njëri-tjetrin në jetën reale.
Unë nuk e besoj këtë.
-Unë mendoj që ata nuk duhen. Madje ai është i dashuruar me veten.
-Ai e di shumë mirë sa simpatik dhe i pëlqyeshëm është dhe është i dashuruar me veten. Edhe ne po të ishim aq të bukur, do ta donim kaq shumë veten.
-Në jetën e Burakut është edhe Fahrije Hejexhanin, që është një femër e bukur. Unë nuk mendoj se ai është i dashuruar me Neslihanin, përveçse në rol.
Shumë kanë besuar në dashurinë e tyre duke i parë aq të vërtetë në skenat e serialit.
-E keni besuar? Shumë bukur.
-Seriali vazhdon me sezonin e ri dhe duhet të shohim nëse Burak Ozcevit do të jetë…
-Duket që xhelozia dhe acarimi midis tyre vazhdon, përderisa nuk i shkoi në dasmë, por s’ka problem. Në serial nuk transmetohen këto gjëra. Ata duken shumë mirë.
-Buraku është shumë serioz në punë. Ndërkohë Neslihani është shumë e vogël. Ajo është 24 vjeçe.