Pasojat e famës: Burak Ozcivit rregullisht tek psikologu, gjendja e tij mendore tepër e rënduar

Dashuri e pafund

burakak

Burak Ozcivit është prekur nga burnout syndrome. Kjo sindromë është një gjendje emocionale dhe mendore e cila shkakton nga stresi dhe lodhja. Kur kjo gjëndje vazhdon për një kohë të gjatë mund të çojë në mungesën e motivimit apo interesit në fusha të caktuara dhe duket se pikërisht kjo po ndodh edhe me aktorin e njohur.
Ozcivit viziton rregullisht një psikolog.
“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më” – është mësuar t’i ketë thënë aktori psikologut të tij.
Sipas medieve turke, bashkëshortja e tij i ka qëndruar shumë pranë Burakut në këto momente të vështira për të.
“Jam martuar me gruan që doja. Ajo është gjithmonë aty për të më mbështetur” – është shprehur Ozcivit.
Shtypi turk shkruan gjithashtu se Burak ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do të rikthehet përsëri në ekran.