Aktorja e njohur e “Dashuri e pafund” Hazal Filiz Kucukkose u divorcua nga bashkëshorti i saj, aktori Tuan Tunali pa dhënë asnjë shpjegim. Martesa e tyre 4 vjeçare shkruhet se u shkatërrua për shkak të tradhtisë së aktores, por asgjë nuk është zyrtare.
Ndërkohë që procedurat e divorcit vazhdojnë dhe dy aktorët janë takuar në sallën e gjyqit, thuhet se marrëdhënia e tyre nuk është përmirësuar aspak. Ata e shohin njëri-tjetrin si dy armiq.
“Disa martesa duken shumë të bukura nga jashtë por nga brenda janë të shkatërruara” – kanë qenë këto fjalët e aktores së njohur si Zejnep.