Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca u arrestuan para pak ditësh, për posedim dhe shpërndarje lëndësh narkotike. Dy aktorët thuhet se ishin përfshirë në një rrjet trafikantësh, të cilët vëzhgoheshin prej kohësh nga policia. Së fundmi, policia ka bërë një kontroll në shtëpinë e Gizem Karaca dhe ka gjetur aty mjaft prova në mbrojtje të akuzës. Në shtëpinë e aktores, janë gjetur disa lloje të ndryshme drogash si dhe makineri për përpunimin e tyre. Aty janë gjetur gjithashtu shiringa, të cilat Gizem mohn të jenë të sajat. Një nga provat më të rënda që shpërbeu për të dënuar dy të rinjtë me 4 vite e 2 muaj burgim, janë pikërisht telefonatat e shkëmbyera mes tyre dhe trafikantëve të tjerë.