Burak Ozcevit është një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi. Fansat e tij mezi presin për ta parë me projekte të tjera në ekran dhe kësaj here ai ka ndarë një lajm me ta që i ka gëzuar të gjithë. Burak Ozcevit do të xhirojë bashkë me të gjithë grupin vazhdimin e filmit “Vëllai im”. Filmi i suksesshëm i cili është shfaqur edhe në Tring, në kuadër të “Kinematografisë turke”, do të nisë punën për “Vëllai im 2”.
Ky lajm i mbajti fansat në ankth teksa Burak nuk po shkruante asgjë por vetëm shpërndante disa foto me numra. Kështu, aktori ka postuar fillimisht një foto të numrit 3, më pas të 2-shit dhe në fund të 1-shit. Pasi numërimi mbrapsh përfundoi, ai ndau këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.