Nihan merr dedikimin e bukur nga shoqja e ngushtë, një stiliste shqiptare!

Dashuri e pafund

nesli
Neslihan Atagul është aktorja turke e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Nihan’ në filmin “Dashuri e pafund”. Prej disa vitesh ajo është e martuar me aktorin Kadir Douglu dhe së bashku kanë zgjedhur Stambollin për të jetuar. Neslihan dallon për shoqërinë e gjerë dhe aventurat e shumta që kalon me ta. Një nga mikeshat e saj të afërta është edhe stilistja shqiptare Edona Akugun Sayisman.

kadis

Ajo është me origjinë nga Kosova por prej vitesh jeton në Turqi. Stilistja ka treguar se me aktoren ka shoqëri mjaft të mirë dhe shpesh kalojnë kohë bashkë. “Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme, të bënë shumë shpejt për vete me punën që bënë dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si ajo”,- u shpreh Edona. Gjithashtu ajo tregoi se me aktoren janë njohur në një sfilatë dhe nga ai moment ato e ruajnë ende shoqërinë mes tyre.

stiliste