Edhe Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit, dy protagonistët e serialit “Dashuri e pafund” kanë po të njëjtën marrëdhënie si Tolgahan Sayisman dhe Amine Gulse. Të dy çiftet e aktorëvë, pasi kanë interpretuar si dy të dashuruar, nuk komunikojmë më me njëri-tjetrin. (Lexo më shumë këtu mbi Tolgahan Sayisman dhe Amine Gulse)
Dyshimet mbi marrëdhënien jo të mirë mes Neslihan dhe Burak, nisën që kur ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën e koleges së tij, e aktorja ia ktheu me po të njëjtën monedhë një vit më vonë. Dyshja u përfol për një lidhje dashurie që para se të bëheshin kolegë në serialin Dashuri e pafund”, e kjo shumë herë u komentua si arsyeja që ata nuk flasin në jetën reale.
Sot kur rrjetet sociale tregojnë kaq shumë mbi marrëdhënien mes dy personave, dyshimet mbi atë ç’ka ka ndodhur mes dy aktorëve rezultojnë të vërtëta. Kështu, Neslihan ndjek aktorin e njohur si Emir dhe shumë kolegë të tjerë të serialit por jo Burakun. Edhe ky i fundit ka vepruar në po të njëjtën mënyrë.