Neslihan Atagul do të jetë pjesë e jurisë në edicionin e 25-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit të Adana. Aktorja e njohur e “Dashuri e pafund” është vërtet entuziaste për këtë vlerësim. “Mezi pres të shoh filmat në konkurim, jam shumë e lumtur që jam pjesë e jurisë” – u shpreh ajo. Së bashku me Atagul, në juri janë edhe emra të tjerë të njohur si Enis Arikan.