Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul ka dhënë një intervistë të gjatë për një nga revistat më prestigjioze në Turqi. Ndër të tjera, ajo ka treguar për martesën e saj dhe marrëdhënien me aktorin e famshëm, bashkëshortin e saj Kadir Dogulu.
Çifti ka interpretuar së bashku në serialin “Mes dy dashurive” i cili transmetohet nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ekranin e 3Plus.
“Kadir më bën të ndihem sikur jam gruaja më e bukur në botë. Martesa jonë është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur.” – ka thënë ajo. Neslihan dhe Kadir u martuan në vitin 2016 dhe që atëherë janë gjithmonë të pandashëm.
“Të interpretoja në krah të tij në një serial ishte vërtet kënaqësi. Kam mësuar shumë nga Kadir” – ka rrëfyer aktorja 25 vjeçare.