Neslihan Atagul është aktorja protagonist e serialit “Dashuri e pafund” i cili transmetohet çdo të premte në Tring. Bukuroshja nga Turqia është bërë së fundmi imazh i “Puma”. Fotot e saj për këtë kompani na e paraqesin atë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në serial.
E dalluar gjithmonë për stilin e saj unik (Lexo më shumë këtu), Nihan e “Dashuri e Pafund” vjen më sportive se kurrë.
“Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim. Ishte një kënaqësi.”- është shprehur aktorja.
Shihni foto galerinë më poshtë për më shumë foto të Neslihan Atagul si imazh i Pumës.