Neslihan Atagul flet për bashkëshortin e saj: Ja pse rashë në dashuri me të!

Dashuri e pafund

neslikadiri

Aktorja Neslihan Atagul ka folur për Instyle magazine. Ajo ka treguar më shumë për bashkëshortin e saj Kadir Dogulu dhe marrëdhëniet me të.

“Sipas Kadir, ishte dashuri me shikim të parë. Ai ndjeu diçka për mua sapo më pa. Me mua nuk ndodhi e njëjta gjë, edhe pse më vonë ndjehesha e tërhequr prej tij. Më bëri për vete më karakterin që ka. Rashë në dashuri me inteligjencën e tij” – ka thënë aktorja e “Dashuri e pafund”.

neslihan atagulden makyajsiz paylasim neslihan atagul kimdir 1521184656 75

Ajo ka rrëfyer edhe për marrëdhënien e saj me rrjetet sociale. “E përdor instagramin për ndjekësit e mia, në mënyrë që ata të më shohin mua. Edhe unë ndjek ata që më pëlqejnë dhe dua të shoh se çfarë bëjnë ata. Do të veçoja për shëmbull aktorin danez Mads Mikkelsen, atë e ndjek me kënaqësi” – ka thënë Neslihan, e cila numëron plot 6.7 milionë ndjekës në instagram.

nXKa LxK 400x400