Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu drejt divorcit? Ja çfarë shkruajnë portalet në Turqi!

Dashuri e pafund

 

kadirneskjaa

Prisnit ndonjë dedikim apo ndonjë dhuratë të publikohej në profilet e Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul në rrjetet sociale? Epo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur! Çfarë po ndodh me çiftin e famshëm?

Pas 4 vitesh lidhje, Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu u martuan në Korrik të vitit 2016. Çdo gjë mes tyre shkonte mirë derisa burime pranë çiftit dëshmuan se zënkat midis tyre ishin të shpeshta. E fundit ishte ajo për të cilën u shkrua në çdo media në Turqi ku thuhej se debati mes tyre ishte i fortë se çdo herë tjetër. Neslihan i mohoi këto zëra duke i konsideruar si të ekzagjeruara.

Sipas gecce.com, marrëdhënia tepër publike e çiftit tashmë është zbehur. Dikur ata nuk nguronin të postonin fotografi së bashku apo të shkruanin fjalë të bukura, qoftë në ditë të veçanta apo të zakonshme. Janë të shumtë fansat e tyre që pyesin nëse dy aktorët janë drejt një ndarjeje apo jo.

Foto e fundit ku dy protagonistët e “Mes dy dashurive” i kemi parë së bashku është në Shtator të 2017 në profilin e Neslihan dhe në 13 Gusht 2017 në atë të Kadir.

A post shared by Kadir Doğulu (@kadirdogulu) on

Megjithatë, le të shpresojmë se këto detaje nuk janë asgjë, se mediat kanë gabuar dhe se çifti jonë i preferuar është mëse i lumtur në marrëdhënien e tyre.

A post shared by Kadir Doğulu (@kadirdogulu) on