Aktoria e njohur ka udhëtuar drejt Azerbaixhanit, për të asistuar në një ceremoni të veçantë. Por, duket se fansat e saj në këtë vend, janë më shumë se kudo. Për këtë arsye, Neslihan është detyruar të shtojë stafin e saj të përhershëm, me disa bodyguard më tepër. Që në momentin që ajo ka dalë nga aeroporti, fansat e kanë rrethuar dhe e kanë ndjekur ngado.
Pavarësisht se të gjithë kanë dëshirë vetëm të shikojnë dhe përshëndesin aktoren, menaxherët e saj nuk kanë dashur të rrezikojnë dhe për këtë arsye masat e sigurisë janë rritur në maksimum. Jo vetëm kaq, po edhe autoritetet lokale janë përfshirë në këtë situatë, duke i siguruar aktores dy policë roje në hotelin e saj.