E talentuar dhe shumë e bukur, Neslihan Atagul është një ndër aktoret më të dashura në Turqi. Krejtësisht natyrale, portreti i saj nuk mund të harrohet lehtë. Së fundmi, aktorja e “Dashuri e pafund” ka dhënë një intervistë ku ka treguar më shumë mbi sekretet e bukurisë së saj.
“Zakonet e mia të të ushqyerit kanë ndryshuar në mënyrë radikale, duhet të bëni shumë kujdes se çfarë konsumoni gjatë ditës. Në dietën time ditore, përfshihen salmoni, avokado, manaferrat etj, ushqime që edhe sportistët i përdorin shumë.” – ka treguar Atagul.
Gjithashtu, sipas aktores së njohur të merresh me sport është mjaft e rëndësishme. Neslihan merret me arte marciale dhe kjo e ndihmon për një trup dhe mendje të qetë.
Ndër të tjera, aktorja ka treguar se i pëlqen shumë të udhëtoje me bashkëshortin e saj dhe udhëtimi i tyre i radhës do të jetë Finlanda.