Është spekuluar se janë martuar gjatë vjeshtës në Stamboll.
Por, aktori turk Burak Ozcivit (31vjeç) dhe e dashura e tij Fahriye Evcen (30) thuhet se i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit gjatë pushimeve në qytetin e përjetshëm të Romës.
Mediat turke shkruajnë se aktori,protagonist kryesor në “Dashuri e Pafund”, seriali që transmetohet në Tring, nuk ka deklaruar asgjë me rastin e dasmës, por duket se po vazhdon muajin e mjaltit duke udhëtuar nëpër vendet turistike evropiane.
MOS E HUMBISNI: BEBE REXHA ME TE DASHUR SHQIPTAR?
Çifti i ri së shpejti planifikon të vizitojë prindërit, vëllezërit dhe motrat e aktores që jetojnë në Gjermani.
Ata janë lidhur që nga viti 2013, kur u takuan në grupin e serisë “Grmuša” dhe që atëherë mediat turke vazhdimisht shkruajnë për dashurinë e tyre.