Teksa fama bëhet gjithnjë e më e madhe, të jesh diskret për jetën private është e thuajse e pamundur. Madje, shpesh vëmendja e madhe kthehet vështirësi të papërballueshme.
Të njëjtin problem po kalojnë tani aktorët e njohur Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen. Çifti po merr trajtime tek një psikolog për shkak të stresit dhe ankthit të krijuar mes tyre. Burime pranë çiftit nuk kanë deklaruar asgjë më shumë se kaq por sipas mediave turke, martesa e dy aktorëve të njohur është gjithnjë nën tension.
Dy protagonistët e “Lovebird-Trumcaku” u martuan në qershor të vitit 2017.