Ajo njihet nga të gjithë si komisarja në “Dashuri e pafund”. Aktorja Gizem Karanca është fejuar me të dashurin e saj Kemal Ekmekci. Çifti ka sëbashku një kohë të gjatë dhe më në fund kanë vendosur të finalizojnë dashurinë e tyre.
Ata kanë ndarë me të gjithë fansat e tyre në rrjetet sociale një video me momentet më të bukura të ditës së tyre të veçantë.
Në lidhje me dasmën e tyre, ata janë shprehur se ende nuk e kanë vendosur datën por ama vendin e dinë. Ceremonia e tyre martesore do të zhvillohet në Bodrum të Turqisë.