Kohët e fundit nuk kemi dëgjuar shumë për aktoren Neslihan Atagul. Ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave apo gazetarëve. Megjithatë, mjaftuan vetëm disa foto në rrjetet sociale që aktorja të merrte përsëri vëmendjen e munguar. Bëhet fjalë për një projekt të ri për aktoren. Fotot janë publikuar nga make-up artisti i cili kujdes për imazhin e Neslihan, Fezi Altun. Në shumë pak kohë, këto foto u pëlqyen nga të gjithë dhe u ripostuan nga dhjetëra faqe të simpatizantëve të Atagul.