Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të pëlqyer në Turqi. Çifti është aq i famshëm aq sa menjëherë pasi caktuan ditën e dasmës së tyre morën një sërë ofertash. Biznesmenë të ndryshëm janë ofruar të sponsorizojnë ceremoninë e tyre martesore.
“Haberturk” shkruan se çifti ka marrë oferta nga më të ndryshmet ku ajo më e madhja vjen nga Dubai. Burak është përgjigjur prerë duke refuzuar të gjitha ofertat.
“Nuk duam sponsor, dasmën do ta bëjmë vet” – është shprehur ylli i serialit “Dashuri e pafund”.
Aktori i njohur si Kemal dhe e dashura e tij Fahriye Evcen u fejuan në Gjermani në një ceremoni familjare. Ata pritet të martohen në qershor të këtij viti.