Kasti i “Dashuri e pafund” i jep lumtumirën serialit të famshëm – Shihni fotot nga festa

Dashuri e pafund

finalkarasevda

Kasti i aktorëvë të seriali të mirënjohur “Dashuri e pafund” i ka thënë mirupafshim xhirimeve duke shënuar kështu përfundimin e serialit. Duhet thënë se ky serial ka qenë një nga më të ndjekurit e më të pëlqyerit si në Turqi, ashtu dhe jashtë saj. Ai ka mbërritur në 15 vende dhe gjithashtu edhe në Shqipëri, si ekskluzivitet i Tring.

maxresdefault

Mbrëmjen e djeshme të gjithë aktorët janë mbledhur për të festuar finalizimin e punës së tyre, sa e lodhshme aq dhe e bukur. Kaan Urgancioglu, i njohur si Emir, u shpreh se ishte shumë i lumtur që ishte pjesë e serialit. “Kaluam dy vite shumë të bukura. Tani besoj se do jem disa kohë pushim.” – u shpreh ai. Kaan ka marrë gjithashtu një ofertë për xhirimin e një seriali në Egjipt por sipas raportimeve e ka refuzuar për shkak të lodhjes.

Kara Sevda kara sevda 39151972 640 360

Edhe për protagonisten Neslihan Atagul ky serial ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. “Ne punuam shumë, ditë dhe natë për të gjitha episodet. Ne jemi si një familje dhe është gjithmonë shumë e vështirë të ndahesh nga familja apo nga njerëzit që i do shumë.”

kara sevda 858702l 425x425 b 01eed5c5

Janë vetëm disa javë ato që na ndajnë nga fundi i serialit “Dashuri e pafund” i cili vazhdon transmetimet çdo të premte në orën 21:00 në Jolly HD.

Shihni në këtë galeri disa foto nga festa e përfundimit të serialit.