Kadir Dogulu, shfaq kriza xhelozie?!

Dashuri e pafund

57173688c03c0e16f07e74ba

Neslihan Atagyl buzëqeshi kur gazetarët e pyetën nëse burri i saj, Kadiri ka filluar të bëhet xheloz për të. Neslihan Atagyl është imazhi i një kompanie shamposh dhe gjatë ditës së nxjerrjes në treg të një produkti të ri, gazetarët u përpoqën t’i shkëputnin një intervistë të shkurtër. Flokët e bukur të Neslihanit të kënaqin sytë. Për më tepër që ajo është një ikonë mode pasi e ndjek këtë të fundit me risitë që sapo dalin. Por edhe bashkëshorti i saj, Kadiri nuk mbetet pas.

Gazetari: A flisni me Kadirin për veshjet tuaja?

Neslihan Atagyl: Nuk flasim vetëm për veshjet, por për jetën, për punën tonë. Ndajmë gjithçka bashkë, sepse në fund të fundit ne ndajmë jetën me njëri-tjetrin.
Disa kohë më parë e kishim të vështirë të gjenim pak kohë për ta kaluar me njëri-tjetrin për shkak të agjendës së ngjeshur, por tani ndihem e lumtur, sepse kjo gjë i përket së kaluarës. Pas martese, mblidhemi të dy në një shtëpi dhe kalojmë kohë cilësore së bashku.

Dashuria e Kadirit për të shoqen është vërtetuar nga sytë e shumtë që i ndjekin. Por, thuhet se gjatë një skene ku Neslihani është puthur me Burak Ozcevitin në serialin “Kara Sevda” ku interpreton dhe rolin kryesor, Kadiri ka shfaqur kriza xhelozie.

Neslihani: “Jo, kjo s’është aspak e vërtetë. Ne qeshim me këtë fakt. Njerëzit kanë dëshirë të flasin siç ua ka ënda. Shohin çfarë ndodh gjatë serialit dhe shkruajnë për të. Përpiqemi të mos u kushtojmë shumë rëndësi lajmeve të tilla. Ne e dimë çfarë lloj marrëdhënieje kemi. E tillë është puna jonë. Le të shkruajnë çfarë të duan.

Por edhe Burak Ozcevit ka dhënë një koment mbi këto lajme: “Unë nuk bëj gjëra të gabuara me të dashurën e shokut tim të ngushtë, Kadirit. Të dy ne kemi marrëdhënie të shëndetshme me partnerët përkatës dhe as që më shkon ndër mend të bëj gjëra të tilla. Nëse të tjerëve iu është dukur se ne kemi diçka me njëri-tjetrin, kjo do të thotë se ne e kemi interpretuar më së miri rolin tonë në serial.”